Në një kohë kur pritet vetëm fjala e fundit nga presidenti i Republikës për ligjin për shembjen e Teatrit Kombëtar, nëse do ta dekretojë apo jo, vjen reagimi nga Ilir Meta.
Në një deklaratë para gazetarëve Meta tha se nuk do të ndikohet nga asnjë faktor i jashtëm, ndërsa theksoi se do t’i përmbahet përgjegjësive të presidentit.
“Dua t’ju siguroj se në çdo vendim, nuk do të ndikohem nga asnjë faktor jashtë atyre përgjegjësive që ka presidenti në mbajtjen e qëndrimeve të tilla”, tha Meta.