Partnerja e Ledri Vulës, Sara Hoxha, ka realizuar një video-blog në YouTube, përmes të cilit i është përgjigjur pyetjeve të shumë fansave.
Ndër të tjera, e pyetur nga një ndjekës nëse “do të bëjnë dasmë dhe si do e bëjnë”, blogerja nuk ka hezituar të përgjigjet duke thënë atë që kanë në plan.
“A do bëni dasmë dhe si do e bëni?”, ka qenë pyetja e parashtruar nga një ndjekës.
“Ne kemi qejf të bëjmë një dasmë, problemi më i madh deri më tani që nuk kemi vendosur akoma nëse do të bëjmë një dasmë të madhe apo të vogël, private, modeste, të thjeshtë ashtu siç kam qejf unë. Dhe këtë gjë akoma nuk e kemi vendosur por që kur ta vendosim do e merrni vesh edhe ju, patjetër”, u përgjigj Sara.
Kujtojmë që çifti janë prindër të një vajze, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Poem Blu.