Me uljen e ndjeshme të temperaturave, u rikthyen edhe reshjet e shiut. Sipas Meteoalb, pjesa e parë e ditës karakterizohet nga vranësira të dendura dhe reshje shiu e dëbore në të gjithë territorin.

Ndërkohë, pritet që situata të përmirësohet ndjeshëm gjatë pasdites dhe natës. Mësohet se temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1°C në zonat malore deri në 14°C bregdeti.

Sakaq, era do të fryjë e lehtë me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë.

Artikulli paraprakTRE SHTETET MË TË ËNDËRRUARA TË SHQIPTARËVE PËR TË IKUR
Artikulli tjetërPABARAZIA ËSHTË ULUR, POR 42% E BANORËVE NË FSHAT JANË TË VARFËR