SKUADRA NËN DREJTIMIN E ZMIJANIT KËRKON TË PRISHË SERINË E HUMBJEVE. Sa herë Vllaznia që do të përballet me Kukësin të pakten në këtë sezon futbollistik do të tërheqë vemendjen e të gjithëve. Nisur dhe nga akuzat e ngritua nga Këshilltari Erogen Vaso e që tashmë janë duke u hetuar nga prokuroria e Shkodrës, ndeshja e së fundjavës do të jetë një tjetër test. Arysea është se ndër akuzta e përmendura është se Kukësi do të fitojë të katër ndeshjet e kampionatit ndaj Vllaznisë me rezultatin 2-1.

Deri tani ka ndodhur pikërisht kështu ku skuadra shkodrane ka humbur pikërisht me rezultat të saktë 2-1 ndaj kuksianëve. Tashmë gjendemi përballë një tjetër situate, ku Vllaznia pas humbjes me Skënderbeun dhe ritkhimin e disa lojtarëve të dëmtuar do të kërkojë të surprizojë një prej ekipeve që kërkon të fitojë titullin kampion. Kuqeblutë nën drejtimin e Luan Zmijani janë duke u përgatitur pikërisht për këtë qëllim. Ndërkohë që skuadra e Kukësit në rast dështimi me shkodranë mund ti thotë lamtumirë objektivit të titullit kampion pasi do të humbiste shumë terren në klasifikimin e përgjithshëm. Ndeshja do të jetë në vemendjen e të gjithëve, ndoshta dhe nga Prokuroria e Shkodrës, pasi tashmë shumë lojtarë janë marrë në pyetje. Çfarë do të ndodhë mbetet për t’u parë. Por në rast se skuara do të humbasë sërish 2-1, atëherë mund të kemi të tjera diskutime. Në të kundërt Vllaznia do të justifikohet me faktin se nuk ka patur marrëveshje, pavarësisht se një fitore për shkodranët mbetet një objektiv shumë i vështirë për t’u realizuar.

[iframe width=”100%” height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/DJH-iHLUVig?showinfo=0″ frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakBASKETBOLL, VLLAZNIA KËRKON FITOREN NDAJ KAMZA BASKET
Artikulli tjetërMERKEL TAKON TSIPRAS, JAVËN TJETËR NË GREQI