Kryetari i KQZ, Ilirian Celibashi, në një komunikim me gazetarët u pyet nëse Partia Demokratike do të marrë fonde për fushatën apo jo.

Celibashi: Lidhur me atë nëse PD do të përfitojë fond, në fakt është vendim që do duhet ta marr dhe për të respektuar institucionin s’po e bëj publik vendimin. Parimi është që merr fonde ajo parti që ka marrë pjesë në zgjedhjet pararendëse, ato të 2019, e dimë që PD nuk mori zgjedhje, por neni 180 ka përcaktuar që në referim do merren zgjedhjet sipas rastit, respektivisht të 2015 dhe 2017.

Do të respektohet neni 180 i Kodit Zgjedhor që përcakton se cilat parti do të marrin fonde.

Artikulli paraprak“SHQIPËRISË I DALIM ZOT!”, BERISHA THIRRJE SHQIPTARËVE: TË ENJTEN, ORA 10:00, PARA PARLAMENTIT!
Artikulli tjetërBERISHA: NESËR DO JETË DITA E BETEJËS! RAMA KËRKON TË NA PËRGJYSMOJË SE KA FRIKË DHE TMERR NGA PRANIA JONË