Anëtarët e Partisë Demokratike në të gjithë Shqipërinë kanë votuar sot për kryetarin e ri të tyre, një post i cili të paktën parimisht ndahet midis Lulzim Bashës dhe Eduart Selamit.

Kryetari aktual i vetëngrirë nga funksionet e tij pas humbjes se thellë që pësoi PD-ja, kërkoi një tjetër mundësi gjatë katër javëve fushatë duke thënë se Rama vodhi zgjedhjet, por duke mos cënuar as përciptazi përgjëgjësitë dhe fajtorët.

Ndërsa, drejtuesi i demokratëve deri në vitin 1995, Eduart Selami, dëshiron të ulet në karrigen nga e cila u ngrit 22 vite më parë, për t’i çuar të djathtët, siç thotë ai, në rrugë të tjera të suksesshme.

11 orë ishin mëse të mjaftueshme për të zgjedhur njërin prej dy emrave, në orarin zyrtar të votimit që nisi në orën 08:00 dhe përfundoi në orën 19:00. Gjatë pasditës së të shtunës, figura të rëndësishme të Partisë Demokratike dolën në deklarata për mediat, duke përshkruar procesin nga këndvështrimi i tyre.

SELAMI NË KARRIGEN QË LA 22 VITE MË PARË?

Eduart Selami hodhi dyshime mbi procesin duke thënë se ai nuk ishte i barabartë. Lulzim Basha nga ana tjetër, më i qetë dhe më i tërhequr nga deklaratat e forta, tha se ky ishte një proces i qetë dhe pa problem.

Për t’i balancuar dy kundërshtarët brenda të njëjtës familje, Jemin Gjana, kryetar i Komisionit Zgjedhor në Partinë Demokratike, tha se në dijeninë e tij nuk kishte asnjë ankimim.

Por të tretët në këtë mes, ata që e shohin nga jashtë duke qënë brenda vijuan akuzat. Jozefina Topalli në një studio televizive vijoi deklaratat e ashpra në drejtim të Lulzim Bashës.

Pas votimit, Berisha tha se është koha që demokratët të ngrihen dhe se përgjegjësia është e gjitha e Bashës. E shtunë aspak e qetë brenda partisë së djathë më të madhe në vend.

Deri në orën 16:30 bëhet me dije se në Shkodër kanë votuar votuan 3478 votues, nga 8777 anëtarë. Ndërkohë që të dielën në mëngjes, PD-ja do të zgjohet me kryetar të ri.

Fituesi do i drejtohet selisë, ndërsa humbësi duhet të shfrytëzojë fundjavën për të bërë palzh.

 

/ B.J, Star Plus TV /

Artikulli paraprakEDUART SELAMI: PABARAZI NË PROCES
Artikulli tjetërPROTESTAT NDAJ “F.G. SHOES”, PADITET PENALISHT ADMINISTRATORI I FIRMËS