Teksa lufta ka kaluar mbi 1 muaj nga nisja e saj, delegacionet e Ukrainës dhe Rusisë takohen sot në Turqi. Ky do të jetë takimi i parë sy më sy i dy delegacioneve pas dy javësh, teksa Kievi kërkon një armëpushim pa hequr dorë nga territori apo sovraniteti i tij.

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, ka thënë për bisedimet në Stamboll: “Ne nuk po këmbejmë njerëz, tokë apo sovranitet”. “Minimalisht ne do të flasim për çështjet humanitare dhe maksimalisht për të arritur një marrëveshje armëpushimi”, tha ai gjatë një adresimi televiziv.

Por, këshilltari i Ministrisë së Brendshme ukrainase, Vadym Denysenko, tha se ai ka dyshime se mund të arrihen rezultate konkrete.

Dyshime të ngjashme ka shprehur edhe një zyrtar i Departamentit amerikan të Shtetit, edhe pse shprehu shpresë se mund të ketë përparim. Ky zyrtar tha se presidenti rus, Vladimir Putin, nuk duket i gatshëm të bëjë kompromise që t’i jepet fund luftës. Ndërkaq, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë se bisedimet deri më tani nuk kanë rezultuar me ndonjë përparim të rëndësishëm, por ai ka shtuar se është e rëndësishme që palët të takohen sy më sy.

Artikulli paraprakRUSIA PO PËRGATITET TË DËRGOJË 100 TË BURGOSUR ÇEÇENË NË UKRAINË
Artikulli tjetërÇMIMI I VAJIT I LULEDIELLIT DERI 430 LEKË PËR LITËR, BIEN SHITJET NË SUPERMARKETE NGA MBINGOPJA E KONSUMATORIT