Kancelarja gjermane Angela Merkel do te presë në 28 nëntor në Berlin kryeministrin Rama, konkretisht në përvjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

Vizita e kreut të Qeverisë shqiptare në Gjermani ndodh në prag të hapjes së negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në BE

. Mediat e Kosovës raportojnë se numri 1 i qeverisë gjermane, do t’i japë kryeministrit shqiptar edhe lajmin se BE-ja ka vendosur çeljen e negociatave të anëtarësimit. Komisioni Europian pritet të publikojë në 8 nëntor progres-raportin për Shqipërinë, i cili më pas do të diskutohet në Parlamentin Europian. Burime pranë këtij institucioni të BE-së, bëjnë të ditur se pritet një vlerësim pozitiv për progresin e shënuar në reforma, sidomos pas miratimit të Reformës në Drejtësi, ç’ka rrit shanset për marrjen e vendimit për çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE.

Artikulli paraprakKUVEND – PALOKA: ËSHTË RRITUR EKSPORTI I KANABISIT, RAMA: JENI CIRKU NË FSHAT
Artikulli tjetërKUVEND – RAMA: NË VALBONË DO KETË VETËM DY HEC-E, S’I ANULOJMË DOT