Ambasadorja Amerikane në Shqipëri, në vendin tonë tha se do të jetë në Shqipëri edhe sa më gjatë, megjithëse në janar i mbaron mandati.
‘Kam 3 vite në Shqipëri do jem këtu edhe për ca më gjatë. Ka një sfidë të madhe këtu! Ka histori këtu dhe duhet të ndjemë empati dhe respekt për historinë që ka kaluar ky vend. Ky është një vend i vogël të gjithë njohin gjithë të tjerët. Vendime për atë se kush do jetë në atë pozicion të caktuar, kreu i një institucioni apo një tjetri.’- tha Yuri Kim.
Diplomatja amerikane u ndal edhe teksa zbatimi i Reformës në Drejtësi, ku theksoi se gjyqtarët duhet të japin drejtësi dhe jo të kryejnë hakmarrje personale, ajo bëri thirrje për krijimin sa më shpejt të Gjykatës së Lartë, për të cilën tha se mund të krijohet në 3 muajt e parë të vitit 2023.