Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mblidhet për të diskutuar kërkesën e Prokurorisë për ndërprerjen e mandateve të dy deputetëve Dashamir Tahiri dhe Shkëlqim Selami dhe kryetarit të bashkisë së Kavajës Elvis Rroshi.

Sipas strukturës së Prokurorisë për dekriminalizimin, të tre zyrtarët janë gjetur në shkelje të ligjit të dekriminalizimit pasi nuk kanë deklaruar dënime që kanë marrë dhe vuajtur në disa shtete të BE-së. Kryetari i bashkisë së Kavajës Elvis Rroshi përfaqësohet nga avokati Theodhori Sollaku.

Avokati Sollaku: “Nuk është bërë asnjë hetim i thelluar. Nuk kemi asnjë përgjigje të letërporosive. Merrni vendim për revokimin e vendimit që i drejtonit Prokurorisë së Përgjithshme .Për miratimin e kërkesës së Prokurorisë, për heqjen e mandatit të të zgjedhurve 4 nga 7 anëtarët e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve duhet të votojnë pro. Prokuroria tha se preken nga dekriminalizimi Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve diskuton mbi kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme për ndërprerjen e mandatit të deputetëve Shkëlqim Selami dhe Dashamir Tahirit, dhe kryebashkiakut të Kavajës Elvis Rroshi. Mandati i tre të zgjedhurve është vlerësuar nga Prokuroria e Përgjithshme në shkelje të ligjit të dekriminalizimit, pasi nuk kanë deklaruar në formularët e vetëdeklarimit dënime dhe vepra penale që kanë marrë dhe vuajtur në disa shtete të Bashkimit Europian.

Artikulli paraprakSEKUESTROHEN 350 KG MARIJUANË NË BARI, NJË GOMONE DHE NJË FURGON
Artikulli tjetërTRAFIKONTE KANABIS, NË PRANGA ITALIANI