Kryeministri Edi Rama do të pyesë qytetarët a duhet të bëhen publike pagat e punonjësve?

Në konferencë për median Rama tha se dalja e pagave në publik, një ngjarje e padëshiruar solli impakt pozitiv

“Një ngjarje aspak e dëshiruar dhe aspak e mirëseardhuar dalja e pagave në publik. Mendojmë që është e udhës që në këshillimin e ardhshëm kombëtar të pyesim shqiptarët a mos është më mirë që një herë në vit të bëhen publike të gjitha pagat të bëhen publike”

Rama e quajti “efekt rregullues përmes transparencës dhe një mënyrë për të vendosur presion pozitiv biznesit

“Ideja që pagat mund të bëhen publike një herë në vit është një ide që nuk mendoj se ne duhet ta aplikojmë me të thënë e me të bërë por ia vlen të diskutohet me opinionin publik” tha Rama.

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj ndodhen para medias për të raportuar për ecurinë e punës së Njësisë Speciale Antiinformalitet.

Artikulli paraprakPARALAJMËRIMI I RAMËS: DO VERIFIKOJMË TË ARDHURAT ME STILIN E JETESËS, S’MUND TË KESH RROGË X DHE SHTËPI E MAKINA QË…
Artikulli tjetërSTAR SPORT – 16.05.2022