Ishte Qershori i vitit 2017 kur përfundoi rikonstruksioni i Urës së Vjetër të Bunës ku dhe u bllokua lëvizja e mjeteve në të.Por sic ndodh zakonisht në vendin tonë , cudirat nuk kanë fund.

Sot pas 2 vitesh cilindrat bllokues në të dya anët e urës së vjetër të Bunës janë vjedhur e bashkë me to edhe hekurat e urës. Për të mos u mjaftuar me heqjen e tyre, në këtë Urë po kalojnë lehtësisht edhe makinat.

Kjo është një video që qarkullon në rrjetet sociale , ku shikohet sesi një veturë leviz lirshëm mbi urë, por ndërkohë turpi bie tek institucionet vendore të cilat vazhdojnë të heshtin përballë këtij skandali. Ky është një rast ku shkelet haptas ligji dhe nga ana tjetër rrezikohet jeta.

Tashmë Ura e Vjetër e Bunës është rikthyer në gjendjen e saj të mëprshme duke u dëmtuar cdo ditë nga persona të papërgjegjshëm.Policia vendore duhet të vihet në lëvizje për të identifikuar autorët që kryejnë këto vepra duke i vënë përpara ligjit.

Nga ana tjetërcdo kush që tenton që të kalojë mbi urë duhet të penalizohet sic e parashikon ligji. Ky nuk është rasti i parë që prona publike vidhet e dëmtohet qoftë edhe ditën për diell.

Artikulli paraprakFESTAT E FUNDVITIT, FLUKS TË LARTË NË MURIQAN
Artikulli tjetërVAU DEJËS, KRYEBASHKIAKU KONTRATË SOCIALE ME QYTETARËT