Të gjithë kanë dëshirë të kenë një pajisje të mirë teknologjike dhe kur flasim për celularë, emri i vetëm që të bie ndërmend është iPhone.

I prodhuar nga kompania lider dhe më e suksesshme në botë – Apple – iPhone është tashmë celulari më i shitur në botë. Teknologjia e iPhone është shumë larg rivalëve të Apple – dhe një veçori mahnitëse teknologjike është edhe vrima e vogël afër kamerës së iPhone, për të cilën ndoshta nuk e keni ditur se për çfarë shërben, transmeton Gazeta Express. Sigurisht e keni vërejtur vrimën e vogël afër kamerës, prapa celularit iPhone. Ajo vrimë është në fakt një mikrofon dytësor. Por ky mikrofon nuk shërben për regjistrimin e zërit, por për reduktimin e zhurmës. Kur flisni me dikë në celular, mund të ketë zhurma në prapavijë – si automjete për shembull – të cilat e bëjnë komunikimin më të vështirë. Ky mikrofon është për të filtruar këto zhurma jashtë thirrjes, duke përdorur sistemin e avancuar të zërit në iPhone 5 dhe modelet pas tij. Dhe kjo vrimë e vogël ju jep një eksperiencë të pastër thirrjeje.

Artikulli paraprakTAKIM PAS 35 VITESH E MATURËS SË GJIMNAZIT “28 NËNTORI”
Artikulli tjetërQË TË MOS BËHENI SPEC TË KUQ, JA ÇFARË DUHET TË DINI PËR NXIRJEN E LËKURËS