Situata gripale në vend është përmirësuar ndjeshëm. Sipas të dhënave më të fundit të Institutit të Shëndetit Publik, aktualisht qarkullimi i gripit paraqitet me intensitet mesatar dhe prirje në rënie.

Në spitale dhe qendrat shëndetësore situata paraqitet më e qetë, krahasuar me pak ditë më parë. Të infektuar nga gripi rezultojnë të gjitha grupmoshat, por më të prekur janë ato pediatrike nga 0 deri në 14 vjec. Piku i gripit u arrit në fund të janarit. Në këtë periudhë u raportuan deri në 17 mijë infektime në javë.

Sipas ekspertëve të shëndetësisë gripi ishte më agresiv këtë dimër duke dominuar nga Covid-19, ndërsa në qarkullim ishin edhe tre viruese të tjera respiratore.

Artikulli paraprakTUBIM NË DY FRONTE/ DEPUTETËT NË KUVEND, QYTETARËT NË SHESH, ÇFARË PRITET TË NDODHË NESËR
Artikulli tjetërMINISTRI I MBROJTJES, NË TAKIMIN E MINISTRAVE TË MBROJTJES SË NATO-S: VIJIMI I NDIHMËS PËR UKRAINËN ME …