Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, thotë se Maqedonia e Veriut nuk është penalizuar nga Shqipëria për JO-në e negociatave. Ai tha se të dy vendet kanë përparuar njësoj dhe meritonin të merrnin dritën jeshile për këtë hap.

“Procesi i ndarjes së dy shteteve, asnjëherë nuk ka qenë pjesë e fjalotir tim politik, sepse mendoj se dy shtetet duhet t’i fillonin negociatat. Ne harxhuam shumë kohë tek miqtë tanë t’i bindim se nuk bëhet fjalë për anëtarësim të plotë, por vetëm fillim të një procesi që do të vijojë me vite të tëra. Serbia është në vitin e pestë tënegociatave, Mali i Zi është në negociata shtatë vite e gjysëm, e nga ky vit nuk i ka hapur ato kapituj jo më t’i mbyllë. Kjo është mënyra më e mirë për bërjen e reformave.Një Gjermani dhe Francë që ka arritur për 200-300 vite, ne duam ta bëjmë për shumë më shpejt. Këtë radhë nuk na u mundësua. Ky është një ndëshkim i pamerituar për të gjithë Rajonin. Rajoni nuk duhet të jetë i harruar. BE duhet të gjejë forma dhe mënyra të afrojë edhe Bosnje-Hercegovinën me Evropën”, tha Pendarovski.

Presidenti Ilir Meta thotë se Shqipëria duhet të ketë prioritare përpjekjet për të vënë në zbatim platformën e Bundestagut gjerman për hapjen e negociatave, dhe për këtë duhet angazhimi dhe bashkëpunimi i të gjitha palëve politike.

“Nuk jemi të lumtur në lidhje me negociatat, por është e qartë se ndajmë qëndrim të përbashkët se e vetmja alternativë e pakonkurrueshme për të dy vendet tona, mbetet anëtarësimi në BE. Në këtë drejtim ne do të forcojmë përpjekjet tona si në planin e brendshëm por edhe të bashkëpunimin me vetë BE-në në mënyrë që sa më shpejt të jetë e mundur të kemi zhvillime pozitive në këtë drejtim.

Çdo ide tjetër do të ishte e papranueshme për një rajon jetik për të ardhmen e kontinentit. Sa i takon vendin tonë do na duhet të bëjmë përpjekje shumë më të mëdha për të qenë edhe më të besueshëm. Platforma më e mirë e reflektimit mbetet platforma e miratuar nga Bundestagu gjerman për të cilin kërkohet konsensus dhe lexim i përbashkët nga të gjitha palët në vendin tonë”, tha Meta në një konferencë për mediat me presidentin e Maqedonisë së Veriut.

Artikulli paraprakNEGOCIATAT/ META: TË GJITHA FORCAT POLITIKE TË REFLEKTOJNË MBI PLATFORMËN E BUNDESTAGUT
Artikulli tjetërMINISTRI ÇUÇI: MJALTI SHQIPTAR DO TË EKSPORTOHET NË KINË