Ambasadorja e Bashkimit Europian Romana Vlahutin gjate vizites se saj ne bashkine Malesie e Madhe riperseriti edhe njehere qarte se ndertimi i nje kampi refugjatesh nuk do jete dhe nuk eshte nje kusht per hapjen e negociatave te Shqiperise me BE.

Ambasadorja gjithashtu deklaroi se te vetmet kushtet qe mund te jene kane te bejne me nje mireqeverisje dhe permiresim te situates ne Shqiperi.

E pyetur per vendet skeptike Vlahutin tha se ajo nuk ka lobouar per Shqiperine ne BE por punon me Shqiperine per integrimin. Vlahutin u shpreh e kenaqur me reformat ne Shqiperi ndersa deklaroi se deri ne fund te vitit shpreson qe te ngriten institucionet e rendesishme te reformes ne drejtesi.

Ambasadorja e BE deklaroi gjithashtu se vendimin perfundimtar e kane 28 vendet antare ndersa nuk perjashtoi kushte te ndryshme qe kane te bejne me mireqeverisjen e vendit.

Ajo vuri theksin edhe tek problemi i pronave ne zonat turistike kryesisht por edhe ne qytete te tjera duke thene se eshte nje urgjence e cila duhet te marre zgjidhje dhe per kete BE po jep kontribut.

Shqiperia mendohet se ka bere mjaftueshem per hapjen e negociatave por gjithsesi duhet te flasim me 29 pasi te kemi ne dore vendimin perfundimtar.

Artikulli paraprakRREZIQET QË U SHKAKTON FËMIJËVE PËRDORIMI I TEPËRT I INTERNETIT
Artikulli tjetërRRENC, AKSIDENT ME 7 TË PLAGOSUR