Kanë kaluar tashmë tre muaj që ka filluar aplikimin në të gjitha shkollat sistemi i ri nëpër shkolla i një lënde në dy orë nga 45 pesë minuta.

Efekti siç duket është dhënë dhe ka funksionuar. Nxënësit janë ambjentuar dhe pozitiviteti I kësaj praktike ka filluar të ndihet.

Sipas drejtores së shkollës 9-vjeçare “Ali Laçej”, Brisela Kadia, trinomi prindër-mësues-nxënës, edhe pse e priti fillimisht me mjaft skepticizëm praktikën e re të orëve, kanë mbetur të kënaqur me rezultatin.

Ka patur një frikë për dyndje të informacionit në një kohë të dyfishuar, por siç duket mësuesit kanë funksionuar shumë mirë dhe nxënësit nuk janë tejngopur me informacion mësimor.

Ndërsa çantat e lehta të shpinë janë tashmë një ndër aspektet më pozitive të këtij modeli të ri.

“3 lëndë në 6 orë” ishte një ide që hyri në sistemin arsimor fillor dhe të mesëm në fillim të muajit shkurt, duke mos sjell asnjë problem tek program mësimor.

Ky I fundit është aplikuar sipas të gjitha parashikimeve, ndërsa përfituesit janë padyshim nxënësit.

 

Artikulli paraprakPALOKA: INSTITUCIONET, PËRGJIGJE NEGATIVE. XHAFAJ NA JEP LEKSIONE KOMISIONESH
Artikulli tjetërTAKSISTËT, GREVA DHA EFEKTET E SAJ