Butonat nga F1 në F12, të vendosura në rreshtin e lartë të tastierës së kompjuterit – nuk janë aty për t’u mbuluar nga pluhuri.

Ato përmbushin funksione të ndryshme dhe disa prej tyre janë me të vërtetë të dobishme. Albeu.com ju fton për të zbuluar shumë përdorime të këtyre çelësave që do t’ju lejojë të shfrytëzoni mundësitë e ofruara nga tastiera.

F1- Hap dritaren e ndihmës për thuajse çdo program
F2-Ju lejon të ndryshoni emrin e një dokumenti ose të një dosje
F3-Hap funksionin e kërkimit për çdo aplikacion që është aktiv në atë moment
F4- Alt+F4 mbyll dritaren që keni aktive
F5-Ju lejon të rifreskoni ose të ringarkoni faqen ose dritaren e dokumentit që keni hapur
F6-Lëvis shigjetën e mausit drejt shiritit të adresave në shumicën e shfletuesve të internetit
F7-Përdoret për kontrollin e shqiptimit dhe të gramatikës në një dokument të aplikacioneve Microsoft, siç është Microsoft Word.
F8-Përdoret për të patur akses në menunë e nisjes së Ëindoës, kur sapo është ndezur kompjuteri.
F9-Rifreskon një dokument në Microsoft Word dhe dërgon e merr mesazhe nga Microsoft Outlook
F10-Aktivizon shiritin e menuve për një aplikacion të hapur. Të njëjtin funksion ka edhe butoni Shift+F10, kur klikon me të djathtën.
F11-Hyn dhe del nga moduli me ekran të plotë në shfletuesit e internetit.
F12-Hap butonin Save si një kuti dialogu për Microsoft Word.

Artikulli paraprakHYSAJ RENDITET NË KRAH TË RONALDOS DHE LEWANDOWSKIT
Artikulli tjetërPARASHIKIMI I MOTIT, E ENJTE 1 QERSHOR 2017