Faljen e Fiter Bajramit besimtaret myslimanë të Shkodrës e kryen mëngjesin e kësaj të premteje në xhamitë e qytetit.

Myftiu i Shkodrës imam Muhamed Sytari zgjodhi që në fjalen e tij t’i kushtojë një ndalesë të veçantë situatës që po kalon sot shoqëria shqiptare e jo vetëm.

Krimi brenda familjes dhe vrasjet që po trondisin sot vendin, janë një këmbanë alarmi që kërkon zgjidhje të menjëhershme tha myftiu Sytari.

A ka krim më të madh se sa me vra njeriu nënën e babën e tij, a ka krim më të madh se sa mos me u kujdes njeriu për prindërit e tij?

A ka krim më të madh se sa me pa burra e gra që shkojnë nëpër azilet e pleqve sepse fëmijët e tyre nuk kanë vend në shtëpitë e tyre për të mbajtur prindërit?! O Zot si nuk hapet Toka e nuk ndahen Qiejt!!

A ka krim më të madh se sa mosrespektimi dhe moskërkimi i bekimeve nga prindërit?! Mosvrasja e foshnjave nga frika e varfërisë teksa shohim e lexojmë për shtimin e aborteve e për shtimin e abandonimit të fëmijëve, foshnjave të vogla.

Për ta, a ka njerëzillëk në këtë botë?! Lëreni fenë, hiqe, se nuk ka fe tek ata njerëz, por a ka njerëzillëk? A mendojnë se nga kanë ardhur, a mendojnë se ku do të shkojnë, a mendojnë se do të japin llogari një ditë për atë krim

Sytari preku edhe çështjen e pronave të këtij komuniteti. Besimtaret mysliman festojne Fiter Bajramin pas një muaji agjërimi e lutje.

Artikulli paraprakPIKANTET E BOTËRORIT/ ÇFARË NUK U PA, NGA NGUSHËLLIMI I PUTINIT TE TË FTUARIT E NDERIT
Artikulli tjetërFESTA E BAJRAMIT, URIMI I AMBASADORIT LU: SFIDA TË REJA, VITI JU SJELLTË GËZIM, BEGATI DHE PAQE