Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi se nuk ka kushte për aleance me Berishën, pasi ky i fundit nuk do të bënte kurrë kompromis me Edi Ramën.

Në një konferencë për mediat, Meta tha se shumë shpejt do të ketë zhvillime.

“Kusht është që Berisha mos të bëjë kompromis me parimet e tij, që mendoj se nuk bën kurrë, dhe me regjimin e Edi Ramës. Asnjë kusht tjetër. E përshëndet doktorin për qëndresën e tij. PD duhet të organizohet më shpejt dhe opozita. Kjo do të ndodhë shumë shpejt. Zhvillimet do të jenë shumë më të shpejta. Ndryshimi që ka ndodhur në Maqedoni, që do të ndodhë dhe më fuqishëm, është se nuk pranohen skenarët e shpopullimit dhe defaktorizimit për qëllime mafioze.”, -tha Meta.

Artikulli paraprakREVISTA SKOCEZE: RIVIERA SHQIPTARE, DESTINACIONI I PUSHIMEVE EVROPIANE ME PLAZHE TROPIKALE
Artikulli tjetërPRESIDENCIALET/ SILJANOVSKA DAVKOVA DHE PENDAROVSKI NË RRETHIN E DYTË TË ZGJEDHJEVE