Mbremjen e djeshme kryeministri Edi Rama ka treguar dhe domethënien e yllit në kravatën e tij. I pyetur nga gazetari për domethënien dhe nëse ka lidhje me datën e djeshme, 110-vjetori i lindjes së diktatorit Enver Hoxha Rama tha se është për kënaqësi.

Gazetari: Çfarë simbolizon ylli në kollare? Ditë e veçantë sot ka gjë lidhje?

Edi Rama: Kur të dish autorin e kravatës, të çon për shpifje dhe në vendin e autorit të kravatës ikën në burg…

Gazetari: Pse pikërisht sot?

Edi Rama: Shijet nuk diskutohen. Dhe kur pyet për kuptimin e një shenje bën pyetjen që bënte realizmi socialist, lidhja e formës me përmbajtjen. Kjo është thjesht kënaqësi.
Çfarë date është sot?

Gazetari: Është 110-vjetori i lindjes së merhumit.

Edi Rama: Ju kujtoni merhumin unë kujtoj Ismail Qemalin.

Artikulli paraprak‘XHISIELA’/ RRAJA KËRKON LIRINË, APELI VENDOS SOT PËR FATIN E DJALIT TË DEPUTETIT
Artikulli tjetër‘REGJISTROI VIDEON E ALIZOTIT’, FLORENC HOXHA SOT TEK KRIMET E RËNDA