Kryeministri Edi Rama, mori pjesë në forumin e sigurisë GLOBSEC 2024 në Pragë. Në bisedën e zgjedhur nga moderatori Steve Clemons, “Rajoni nën rrethim: Brishtësia e Ballkanit Perëndimor”, Rama u pyet nëse ka patur përpjekje të Rusisë për të minuar qeverinë dhe demokracinë në Shqipëri.

Sipas kreut të qeverisë, shqiptarët dhe Shqipëria njihen për besnikëri, dhe do të vijojnë të jenë pro-europianë dhe perëndimorë edhe kur BE dhe SHBA të mos jenë më.

“Ne kemi qenë Koreja e Veriut për Europën, edhe Praga ka qenë po aq e paarritshme sa Parisi dhe Nju Jorkun. Komunizmi e cilësonte si perëndimin edhe lindjen komuniste si një anë. Kur komunistët vendosën të heqin qafe Stalinin, ne i qëndruam besnikë. Pra ne jemi besnikë. Edhe kur BE dhe SHBA mos jenë aty, ne do të vazhdojmë të jemi. Duke qenë vend stalinist deri në vitin 90-të, nuk ishim vend interesant për Rusinë, dhe nuk kemi patur vizita të nivelit të lartë. Rusia është një vend i madh, por se kam kuptuar asnjëherë që pse Dostojevski nuk lejohet në disa Universitete. Sa i përket Rusisë nuk jemi të interesuar, dhe Rusia nuk mund të gjejë spiunë apo njerëz në Shqipëri që të përmbushë interesat e tyre. Nuk kemi patur asgjë të madhe. Aty ku Rusia është shumë e fuqishme apo influente ësthë në pjesë të tjerë të Ballkanit, prandaj duam që të përfundojë konflikti Serbi-Kosovë. Kjo është arsyeja se pse sa më shumë ta lidhim integrimin e BE me NATO-n, do të ishte më mirë“, tha Rama.

Artikulli paraprakRAMA NË PRAGË: PUTINI NA NDIHMOI, BE KUPTOI SA E RËNDËSISHME ISHTE TË KISHTE PRANË BALLKANIN PERËNDIMOR
Artikulli tjetërARBËRESHËT E ITALISË PRESIN SPIROPALIN