Kreu i SPAK, Altin Dumani është përplasur me anëtarin e KLP, Tartar Bazaj këtë të enjte, gjatë raportimit të ecurisë së Prokurorisë së Posaçme.

Anëtari i KLP, Tartar Bazaj: Pak prokurorë mund të gjesh me integritet, njoh me qindra që kanë integritet, të gjithë prokuroret e republikës, të kërkoj ndjesë nëse e kapa ashtu, nëse altin dumani do ta konsiderohet veten para daljes në pension, do të ishte aq efektiv, atë punë sa punon Altin Dumani natë dhe ditë? A mund të sillte rrezikshmëri shoqërore nëse këta prokurorë do të merrnin mandat sa të dilnin në pension, të shkelnin edhe të drejtat e njeriut nesër, mund të ketë efekte të tjera politike, po marr krahun e kundërt në këtë medalje, paraqet rrezikshmëri shoqërore dikush?

Dumani: Përdorni këtë logjikë edhe me gjyqtarët, pse ata nuk bëhen të rrezikshëm? Nuk bien në energjitë e tyre që janë pa mandat fare? Thashë rënie mundësie për të kandiduar, nuk thashë automatike, rrezikshmëria e prokurorëve dhe gjyqtarëve, si qenka e rrezikshme? Çfarë do të thuash konkretisht, këto janë themeltaret që i kemi mësuar në shkollë, çfarë do të thuash? Me kalimin e viteve,l nuk je më i njëjti, fuqia, por ne kontrollohemi, prokurorët jemi njerëzit më të kontrolluar, nuk ka si të vijë rreziku përderisa monitorohemi nga institucionet e tjera.

Anëtarja e KLP: Nuk ka si të vijë rreziku kur na kalon mosha, kur kemi atë eksperiencë, kemi mundësi përmes moshës të rrisim profesionalizmin tonë. Pritshmëritë tona janë dashamirëse, kështu mendoj un duhet t’i shikoni pyetjet.

Artikulli paraprakSTAR TREND – 04.04.2024
Artikulli tjetërSMAJLAJ PAS PEZULLIMIT: OBJEKTIV OLIMPIADA E PARISIT