Në kushtet e rritjes së temperaturave, qytetarët shkodranë do të ballafaqohen me një situatë mjedisore tejet të ndotur.
Kolektori që është menduar se do ti jepte zgjidhje këtij fenomeni ende nuk ka përfunduar pa ditua arsyen se përse nuk është funksional.
Perveç eres se rende dhe rrezikut qe sjellin papastertite pergjate molos, ujerat e zeza qe derdhen ne lumin Buna, duke u shperndare dhe ne ujerat e Liqenit te Shkodres, jane duke ndotur ndjeshem edhe kete liqen, ndotje kjo qe shkakton dhe largimin dhe demtimin e resurseve peshkore.
Ne lidhje me situaten e krijuar kane shprehur shqetesimet e tyre dhe shoqatat mjedisore malazeze, te cilat i kanë kërkuar institucioneve përgjegjëse disa herë marrjen e masave per eliminimin e derdhjes se ujerave te zeza ne keto ujera, pasi ndotja po behet shqetesuese dhe per Malin e Zi, duke sjelle rrezik dhe per zonat turistike malazeze.
Shkarkimi i ujërave të zeza në brigjet e liqenit është një dukuri negative, që po e dëmton së tepërmi ujin përmes rritjes së algave, pakësimit të oksigjenit, ngordhjes së peshkut dhe gjallesave të tjera ujore.
Si përfundim nevojitet një strategji e re, ku të përcaktohen qartë objektivat për të ardhmen e Liqenit të Shkodrës.