Presidenti Ilir Meta deklaroi se ai nuk shkeli Kushtetutën me firmosjen e dekretit teksa ishte në Stamboll për lirimin nga detyra e shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Bajram Begajt, i cili tashmë është kreu i ri i shtetit.
I ftuar në Syri.tv, Meta tha se nuk ka shantazhe për faktin që ai firmosi.
“Po të isha në Tiranë, do e firmosja në zyrë. S’plotësoj tekat e Edi Ramës. Më intereson se çdo veprim i presidentit ka qenë në përputhje me Kushtetutën. Dekreti ka ardhur në mënyrë elektronike nga Tirana në Stamboll. Pasi u shqyrtua nga unë dhe pasi e lexova, e firmosa publikisht dhe u dërgua elektronikisht ne Tirane. Cdo veprim i imi ka qene ne përputhje me Kushtetuten dhe ne perputhje me ligjin. Ne planin kushtetues zero problem, ne planin ligjor zero problem, ne planin moral zero problem.”, tha Meta.