Instituti per Demokraci dhe Ndërmjetësim prezantoi në qytetin e Shkodrës rezultatet e anketës së zhvilluar në 3 sektorë të ekonomisë me qëllim evidentimin e respektimit të të drejtave të punonjësve.

Gjatë diskutimeve me pjesëmarrësit, eksperti i çështjeve vendore Shefqet Bruka tha se të punësuarit duhet të kenë më shumë informacion mbi oraret e zgjatura, sigurinë në punë dhe të drtejtat e tyre. Bruka tha se kodi i ri i punës jep më shumë mundësi për zhvillimin e dialogut social, por mbetet shqetësues mungesa e organizimit institucional. Pjesë e këtij Ëorkshop-i ishin përfaqësues të shoqërisë civile dhe të sektorit privat. Ky cikël takimesh mundësohet nga Ambasada Suedeze në vendin tonë.

Artikulli paraprakOSHEE, RADOVANI: MBI 700 ANKESA PËR MBIFATURIME
Artikulli tjetërPRERJA E PYJEVE, TERTHORJA: NË 1 VIT 12 GJOBA