Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ka pranuar ftesën për vizitë në Kiev nga presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky. Ai thotë se edhe liderët e shteteve tjera të Ballkanit Perëndimorn duhet t’i bashkohen në këtë vizitë.
Gjithsesi, në idenë e Abazoviçit theksi vihet tek kryeministrat e vendeve anëtare të NATO-s në Ballkanin Perëndimor. Lajmin e ka bërë të ditur vetë qeveria e Malit të Zi me anë të një komunikate.
“Kryeministri Dritan Abazoviç, pranoi ftesën e bërë nga Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, për të vizituar kryeqytetin e Ukrainës.” “Dritan Abazoviç do të nisë një ide për një vizitë të përbashkët në Kiev nga kryeministrat e Ballkanit Perëndimor, veçanërisht nga vendet e NATO-s të rajonit, me qëllim dërgimin e një mesazhi më të fortë dhe të bashkuar të mbështetjes së Ballkanit Perëndimor për sovranitetin dhe integritetin e Ukrainës”, thuhet në njoftim.