Edhe kampionati i moshave U-17 Abissnet Superiore për sezonin 2022/2023 është mbyllur këtë javë me Vllazninë që është shpallur ekipi kampion.

Skuadra shkodrane U-17 u rendit në vendin e parë të kampionatit pasi në 27 javë arriti të grumbullojë 38 pikë. Vllaznia, që e kishte siguruar ndërkohë trofeun, luajti ndeshjen e javës së fundit ndaj FC Internacional Tiranës në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës me sfidën që u mbyll me rezultatin 5-2 në favor të ekipit kuqeblu.

Në përfundim të ndeshjes u zhvillua edhe ceremonia festive e rastit nga FSHF me ish-futbollistin e njohur të Vllaznisë dhe Kombëtares, Hysen Zmijani, i cili u dorëzoi futbollistëve kuqeblu trofeun e kampionit dhe medaljet.

Artikulli paraprakTENSIONET NË VERI TË KOSOVËS, MACRON KONFIRMON TAKIMET ME OSMANIN, VUÇIÇIN DHE SCHOLZIN NË MOLDAVI
Artikulli tjetër‘VENDORET’/ KËSHILLAT BASHKIAKË, KQZ PUBLIKON NDARJET