Mesfushori shqiptar Amir Abrashi po kalon një situatë të vështirë në ditët e fundit.
Lojtari qe aktivizohet tek Frajburgu në Gjermani pësoi një tjetër dëmtim në ndeshjen e fundit, teksa u detyrua të lërë fushën e lojës në minutën e 17-të të ndeshjes me Augsburgun. Pas shqetësimeve fizike ditën e nesërme Abrashi do të kryejë edhe një kontroll të detajuar mjekësor për të mësuar nëse bëhet fjalë për diçka serioze apo jo. Gjithsesi mesfushori shqiptar mbetet ende në ankth në lidhje me dëmtimin e tij dhe rrezikon që të mos jetë pjesë e Shqipërisë për ndeshjen e radhës ndaj Izraelit.