Abuzim me detyrën, 6 punonjës të OSHEE në prokurori

Gjashtë punonjës të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Shkodër janë dërguar në prokurori për ndjekje penale, pasi kanë abuzuar me detyrën. Kjo u konfirmua edhe nga drejtori i OSHEE Ardian Çela i cili tha se pastrimi duhët te nisë që nga vetja. “Në rardhë të parë pastrimi duhet të fillojë nga vetvetja. Pra ne nuk jemi nga ata, kompania nuk është që të mbyllë sytë për sa kohë që punonjësit abuzojnë. Ne i kemi krijuar të gjitha mundësitë, punjonjësve i kemi ofruar rritje pagash, i kemi ofruar edhe shumë kushte të tjera lehtësuese dhe ata duhet t’i dedikohen totalisht punës në shërbim të komunitetit. Në qoftëse ata janë shkelës do të trajtohen njësoj si shkelësit e tjerë.”- u shpreh Çela. Çela po ashtu pranoi se kanë rinisur aksionet në terren për vjedhje të energjisë elektrike. “Nuk ka të bëjë as prag festash as mbas festash, problemi është i thjeshtë dhe është një. Konsumi i energjisë elektrike duhet paguar. Duhet të paguajnë të gjithë sepse ka marrë fund ajo kohë kur një pjesë paguante për të gjithë. Kush vjedh energjinë elektrike konsiderohet hajdut.” – ishin fjalët e tij ndër të tjera. OSHEE edhe ne këtë prag festash ka bërë falje të principit të kamatvonesave për familjet në nevojë. “Ne e kemi bërë dhe është aktive që nga java e kaluar që janë dy lloje shtresash abonentësh familjarë, familjarët në ndihmë ekonomike, pensionistët kryefamiljarë apo ato në invaliditet pra shtresat në nevojë të cilët përfitojnë reduktim të kamatvonesës kundrejt një pagese simbolike 20 lek pranë sporteleve të operatorit të shpërndarjes së energjisë elektrike dhe i zerohet kamatvonesa. Kjo është fasha e dytë e cila përfiton. Fasha e parë e familjeve të kësaj shtrese ka përfituar reduktim kamatvonesash para disa muajsh ndërsa kategoria tjetër janë familjarët që kanë aktmarrëveshje aktive, që paguajnë 2 mijë e pesëqind deri në 2 mijë e tetëqind lekë të reja në muaj dhe ata përfitojnë reduktim në 80 % të kamatvonesave pra në të njëjtin nivel me ata familjarë që përfituan në vitin 2015-të nga reduktimi me 80 %. Totali që kemi bërë me dije është rreth 15.5 miliardë lek të reja që kompania i zbret nga detyrimet që kanë këta kryefamiljarë.”- ishin fjalët mbyllëse të drejtorit të OSHE. Aksionet në terren do të jenë të vazhdueshme, ku drejtori Ardian Çela thotë se nuk mund të tolerohet vjedhja e energjisë elektrike.

Artikulli paraprakHEQJA E MANDATIT TË DEPUTETËVE BASHA: FITORE E SHUMËPRITUR
Artikulli tjetërHEQJA E MANDATEVE, MANJANI: RESPEKT PËR KQZ DHE PËR PROKURORINË!