5 aktivitete të socialistëve janë ndaluar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) pasi janë kategorizuar si abuzim me fondet shtetërore për qëllime elektorale.
“Të ndëshkuarit” janë Ministrja e Kulturës, Elva Margariti e cila në datën 24 mars në orën 14:00 kishte organizuar një bisedë të hapur “për klasterin dixhital për audiovizivën”. Aktiviteti ishte planifikuar që të mbahej në ambientet e Ministrisë së Kulturës, por pas vendimit të KQZ-së është anuluar.
Kryebashkiakut të Gjirokastrës, Flamur Golem i është ndaluar zhvillimi i 3 aktivitete, 1 që bëhet fjalë për inspektim punimesh në rrugën e fshatit Zhulat, dhe 2 të tjera që fokus kanë pasur turizmin dhe të rinjtë, përgatitjes e studentëve për tregun e punës si edhe përmirësimi i cilësisë së jetës. Në një nga këto takime do të ishte e pranishme edhe Mirela Kumbaro, drejtuese e PS-së në Gjirokastër. Një tjetër kryebashkiak i ndëshkuar është edhe Redjan Krali i Kavajës. Atij i është ndaluar që të bëjë një takim me ekselentët e qytetit, ku i pranishëm do të ishte edhe deputeti socialist, Etjen Xhafa. Ai do duhet të ishte zhvilluar sot në orën 16:30, por KQZ ka ndaluar zhvillimin e tij.