Abonentet familjar dhe bizneset po kalojnë në siten e Njesisë së Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Lezhë.Kontrollet për abuzuesit me energjinë elektrike kanë nisur nga zona turistike e Shëngjinit dhe do të shtrihen në të gjithë territorin e Bashkisë Lezhë.Aksioni i OSHEE po bëhet në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ndërsa nuk kanë munguar rastet e abonenteve që janë gjetur në shkelje dhe janë proçeduar penalisht.
Sezoni turistik dhe temperaturat e larta kanë rritur konsumin e energjisë elektrike, por garantohet angazhim maksimal që mos të ketë ndërprerje të saj për asnjë moment.
Drejtori i OSHEE në Lezhë Edmir Përndreca bën të ditur se nuk do të ketë tolerime ndaj abuzuesve me energjinë elektrike e po ashtu paralajmerohen masa të ashpra deri në ndjekje penale edhe ndaj punonjësve të këtij institucioni që bashkëpunojnë me abuzuesit dhe nuk raportojnë shkeljet.Këto kontrolle kanë si qëllim uljen në maksimum të humbjeve dhe garantimin me energji elektrike pa ndërprerje për popullaten në territorin e Bashkisë Lezhë.