Kryeministri Edi Rama ka vijuar me krahasimin e përnatshëm mes familjeve që janë hequr nga skema e ndihmës ekonomike, dhe atyre të reja që janë shtuar. Duke paraqitur një shtëpi me dritare, derë dhe mure të lyera dhe duke e krahasuar me një tjetër shtëpi me dërrasa,

Rama shkruan në Facebook se e para është hequr nga skema e ndihmës ekonomike, pa sqaruar më tej se cilat janë kriteret që nuk përmbushte banesa në fjalë për të qenë përfituese.

Komenti i Ramës:

Lart, shtëpia e D.A në Urë Vajgurore që deri dje merrte çdo muaj ndihmë ekonomike dhe poshtë shtëpia e A.Xh po në Urë Vajgurore që nuk përfitonte ndihmë ekonomike.

Me skemën e re, D.A është përjashtuar dhe A.Xh është përfshirë në skemë. Fotot tregojnë qartë se cila nga kto dy familje është më në nevojë.

Ndërkohë që po kryhen të gjitha verifikimet e nevojshme për të rivlerësuar çdo familje të hyrë apo të dalë nga skema e ndihmës ekonomike, bashkive u është dyfishuar fondi, nga 3% në 6%, për të përfshirë në skemë familjet realisht në nevojë dhe që nuk përfitojnë nga skema kombëtare.

Artikulli paraprakPO ZHDUKET LAHUTA, INSTRUMENTI I RRALLË I MUZIKËS KOMBËTARE
Artikulli tjetërBORA, ZHBLLOKOHEN QELËZA DHE QERRETI NË PUKË, PROBLEME NE DUKAGJIN DHE VAU DEJËS