IPESHKVI I SAPËS THIRRJE KRERËVE TË SHTETIT PËR TË MARRË MASA .
Edhe pse kthimi I pronave te komuniteteve fetare ka marr dhe vemendjen e departamentiti amerikan te shtetiti I cili ne raportin e fundit I kushtoj nje pike te rendesishme ketij problemi, denoncimet per raste abuzive ne korriz te pasurive te komuniteteve fetare jane te perditshme.
E njohur tradicionalisht si toke e kishe , nje prone e kishes historike te fshatiti Breg ne Puke tashme rezulton prone e disa banorve te ketij fshati. Pikerisht per kete problem pa mundur te gjej nje zgjidhje tek autoritetet lokale, kreu I Ipeshkvise se Sapes, hiresia e tij Luciano Avogostine ka vendosur tu drejtohet autoriteteve të rendesishme jo vetem ne qarkun e Shkodres por dhe me lart deri tek kryeministri.
Permes kësaj shkrese Ipeshkvi Avgostini bënë të ditur se kerkon nga autoritetet shteterore te zgjidhjet ceshtja e kesaj toke pasi sic citon ai jane përdorur metoda mashtruese me dokumente fallso. Jane plote 184 mije e 800 meter katrore për të cilat ende nuk është gjetur zgjidhja logjore vijon më tej ipeshkvi Avgostini për të cilat kërkohet ndërhyrja e organeve shtetërore.
Shqetësimi I ngritur në rrugë zyrtare nga ipeshkvi pritet ti shërbej prokurorisë që pas këtij denoncimi public të vijoj hetimin për aferat e mundshme korruptive në korriz të pronave të komuniteteve fetare një ceshtje në korriz të sëcilës është abuzuar ndjeshem.