Në një kohë që çmimi i energjisë elektrike vijonv të rritet qytetarët e Shkodrës shprehen të shqetësuar sa i takon abuzimeve që Operatori i Sherbimit të Energjise Elektrike bën ndaj tyre. Të pyetur nga Star Plus qytetarët thone se janë përballur disa herë me mbifaturime për shkak të mos korrektesisë nga ana e lexuesve. Kjo gjë ka bërë që ata të paguajnë më shumë nga ajo që kanë harxhuar dhe nëse kjo gjë ndodh sërish tashmë që dhe çmimi është rritur për qytetarët do të jetë e papërballueshme.
Ndërkohë nga 1 tetori familjet që konsumojnë mbi 800 kilovat/orë energji në muaj do të paguajnë një çmim 4 herë më të lartë. Enti Rregullator i Energjisë në mbledhjen e bordit të datës 23 shtator miratoi fashën e re të energjisë, pas propozimit nga Korporata Elektroenergjitike Shqiptare gjë e cila do të sjell jo pak vështirësi për konsumatorin.