Në qendrën më të madhe spitalore, ndonëse shpesh ka mungesa të barnave, nga ana tjetër abuzohet me porosinë e tyre, madje duke i lënë të skadojnë; sidomos me barna që kushtojnë shtrenjtë.

Në një raport të fundit të KLSH theksohet se QSUT vetëm për vitin 2018 është krijuar një stok barnash të skaduara me një vlerë prej 10.5 milionë lekësh të reja. KLSH i referohet rastit të medikamentit aparaginaze, i cili përdoret për trajtimin e leucemive.

Barnat për shërbim spitalor bëhen porosi nga shefat e shërbimeve, të cilët në fakt duhet të bazohen në konsumin mesatar në tre vite. Por KLSH, konstaton se aspariganza për vitin 2016 janë përdorur 131 flakon.

Në vitin 2017 është kërkuar dhe furnizuar shërbimi me 550 flakon, ndërkohë që gjatë këtij viti janë konsumuar vetëm 195 flakon. Pavarësisht konsumit të pakët, sërish për vitin 2018 ka marrë 500 flakonë të tjerë, ndërkohë që ka konsumuar vetëm 92 të tillë edhe pse ky medikament i shtrenjtë lihet të skadojë.

Por serish për vitin 2019 QSUT ka planifikuar 1916 flakon asparginaze. Ajo çfarë ndodh nuk merret për bazë konsumi vjetor por porositen medikamente duke krijuar stok barnash të skaduara, të cilat vetëm për vitin 2018 për këtë barë është përllogaritur 3.5 milionë lekë.

Ndonëse porosia bëhet nga shefat e shërbimeve ato kalkulohen në vlerë monetare në drejtorinë e QSUT dhe në fund është Ministria e Shëndetësisë ajo që u vë vulën dhe jep fondet. Por mesa duket askujt nuk i bie në sy ky abuzim i pastër me medikamentet.

Duke iu referuar stokut të barnave të krijuar nga vitit 2012 deri në fillim të viti 2018. KLSH përllogarit një dëm prej 2 milionë euro, pa llogaritur këtu koston që nevojitet për asgjësimin e tyre.

Artikulli paraprakKPA SHKARKON NGA DETYRA GJYQTAREN ALMA BRATI
Artikulli tjetërKAPET SHQIPTARI I LARGUAR NGA BURGU, ISHTE ARRESTUAR PER VRASJE NË ZVICËR