Ministrja e Integrimit Europian Klajda Gjosha mori pjesë në mbledhjen e katërt të Këshillit Kombëtar për Mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, e cila u zhvillua në ambientet e Ministrisë së Mirëqenies Sociale.
Si anëtare e këtij Këshilli ku u prezantua Draft –Projektligji “Për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve”, Ministrja Gjosha theksoi se kuadri ligjor është gjerësisht në pajtim me standardet europiane, por duhen gjetur mekanizmat institucionalë për implementimin e këtij ligji në mënyrë që të garantohen të drejtat e fëmijëve. Sipas Ministres, roli i shoqërisë civile është i rëndësishëm për të folur në emër të atyre që nuk kanë zë, apo që janë kategoritë më vulnerabël. Duke u ndalur tek rekomandimet e Komisionit Europian, të reflektuara edhe në raportet për Shqipërinë, ministrja tha se angazhimi duhet të jetë maksimal për ti përmbushur këto rekomandime.