Shtyhet seanca gjyqësore në GJKKO për Ilir Beqaj, ish-ministrin e Shëndetësisë dhe 5 persona të tjerë, për të cilët do të kishte rivlerësim të masës së sigurisë, teksa seanca do të mbahet nesër.

Mësohet se shkak është bërë kërkesa e avokatëve, të cilët kërkuan kohë që të njihen me dosjen. Sakaq, vetëm një masë sigurie nuk është ekzekutuar.

Në seancën e rivlerësimit të masave të sigurisë pritet të vendoset nëse do të legjitimohet arresti për ish-ministrin e Shëndetësisë dhe bashkëpunëtorët e tij në këtë skemë, apo do të ketë një ndryshim të tyre. Bashkë me Beqaj një ditë më parë u arrestua edhe Ermal Kurtulaj dhe Alfred Nikolla, ndërkohë për 4 persona të tjerë u caktuan masa më të buta sigurie.

Beqaj u arrestua mëngjesin e djeshëm lidhur me shpërdorimin e fondeve të BE-së, përmes agjensisë Saspak, të cilën ish-ministri i Shëndetësisë e drejtonte, edhe pse më parë ndaj tij, SPAK kishte nisur hetimet lidhur me koncensionet në shëndetësi.

Artikulli paraprakVIJON OPERACIONI “TERRITOR I PASTËR”, ASGJËSOHEN 14.209 FIDANË DHE BIMË KANABIS
Artikulli tjetërSHKODËR, PD ORGANIZON MBLEDHJEN NË SELI, FOKUSI I TAKIMIT, PROTESTA E 11 KORRIKUT