Gjykata e Apelit të Kavajës ka lënë në të lirë 8 efektivë dhe zyrtarë të arrestuar për ndërtimet pa leje në zonën e Shijakut dhe Manzës. Ndërsa 4 kanë mbetur në burg.

Në seancën për shqyrtimin e masës nuk u paraqit kërkesë për shqyrtim të masës së sigurisë për 5 të arrestuar, ndërsa vazhdon të jetë në kërkim Gani Dama, i cili ka mbajtur detyrën e policit të patrullës.

Lirohen nga burgu
1-Besnik Domi-shef Rendi Shijak
2-Sami Xhafa-shefi stacionit i policisë Manze
3-Nikollë Marku-specialist për Hetimin e Krimeve/OPGJ, në Stacionin e Policisë Manzë
4-Petrit Neziri-Ndihmës specialist/SPZ, në Stacionin e Policisë Manzë
5-Ndriçim Shika-Ndihmës specialist/SPZ, në Komisariatin e Policisë Shijak
6-Gjergj Greco-Sekretar i Njësisë Administrative Sukth
7-Juli Kacadej-specialist IMT Shijak
8-Adem Lika-posedues dhe zhvillues i objektit ndërtimi pa leje

Në burg
1-Ermal Petova-specialist për Hetimin e Krimeve/OPGJ, në Stacionin e Policisë Manzë
2-Agim Osmani-Ndihmës specialist/SPZ, në Komisariatin e Policisë Durrës
3-Haxhi Sherra-Ndihmës specialist/SPZ, në Komisariatin e Policisë Shijak
4-Dëshir Dakoli-Ndihmës specialist/SPZ, në Komisariatin e Policisë Durrës
Nuk u paraqit kërkesë për shqyrtim të masës së sigurisë për:
1-Dritan Koçi-posedues dhe zhvillues i objektit të ndërtimit pa leje (i lirë)
2-Paulin Meta-posedues dhe zhvillues i objektit ndërtimit pa leje (i lirë)
3-Alben Diks
4-Qerim Doka-posedues dhe zhvillues i objektit ndërtim pa leje (i lirë)
5-Gjon Zefi-posedues dhe zhvillues i objektit ndërtimit pa leje (i lirë)

Në kërkim
1-Gani Dama

Artikulli paraprak7 DEPUTETË TË OPOZITËS KËRKOJNË INTERPELANCË ME MINISTRIN KLOSI PËR DËMTIMIN E PISHAVE
Artikulli tjetërKOSOVA NESËR NË ZI PËR POLICIN E RËNË NË KRYE TË DETYRËS