Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka dënuar me dy vite burg ish-drejtorin e TVSH, Thoma Gëllçi, për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

Mësohet se Gëllçi përfiton nga gjykimi i shkurtuar, duke iu ulur kështu dënimi në 1 vit e 4 muaj.

Ndërkohë, për tre të akuzuarit e tjerë, anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Julian Tapia, Ervin Muraj dhe Alban Malaveci, GJKKO vendosi dënimin me nga një vit burg.

Gjithashtu, si dënim plotësues, Gjykata e Posaçme i hoqi Gëllçit dhe tre vartësve të tij të drejtën për të mos ushtruar funksione publike për 5 vite.

Thoma Gëllçi dhe tre punonjësit e tjerë të këtij institucioni u arrestuan nga SPAK, pasi dyshohet se kishte kryer shkelje ligjore në një proçedurë prokurimi, shkelje këto të kualifikuara në elementët e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal”.

Sipas SPAK, Gëllçi dhe tre punonjësit e televizionit kanë abuzuar “Në proçedurën e prokurimit “Proçedurë e hapur”, me objekt “Blerje pajisje për kanalin RTSH Agro”, me nr. REF-90011-10-16-2018, me fond limit 86. 908 550, 00 lekë”.

Artikulli paraprakSHKODËR, EKRANI I ARTIT ÇEL SIPARIN E AKTIVITETEVE
Artikulli tjetërAUTORI I NJË VRASJEJE TË DYFISHTË NË VITIN 1997, DEPORTOHET NGA SHBA-JA 56-VJEÇARI