Drejtoresha dhe Infermierja e Qendres se Zhvillimit ne Shkoder kane dale para togave te zeza ne gjykaten e shkodres ku jane njohur me masen e sigurise, ku pas shqyrtimit të provave dhe materialeve te paraqitura, jane liruar nga nga paraburgimi.
Drejtoresha dhe infermierja e Qendrës së Zhvillimit Social në Shkodër. gjykata caktoi sot masën e sigurisë arrest shtëpie për drejtoren Juliana Cepi dhe infermieren Aida Ymeraj. Prokuroria kërkoi arrest me burg, gjë që nuk u pranua nga pala mbrojtëse. Arrestimi i tyre u bë pas një hetimi dy javor të Prokurorisë, e cila zbuloi se pacientët me sëmundje të shëndetit mendor kanë qenë objekt abuzimesh seksuale dhe dhune të vazhdueshme fizike.Sipas hetimeve Drejtorja bashkë me infermieren kanë qenë në dijeni të abuzimeve sistematike por nuk kanë referuar rastet as kur tre pacientet kanë abortuar. Për më tepër dy të arrestuarat nuk kanë shmangur përsëritjen e dhunës. Cepi dhe Ymeraj, të cilat u arrestuan me 1 maj, do të monitorohen me sistem elektronik. Për skandalin që u publikua edhe në emisioni investigativ “Stop” ka reaguar edhe bashkia e Shkodrës që ka në varësi këtë qendër.