Gjatë pushimeve verore ndodh që të abuzohet disi me konsumin e ushqimeve të thata apo me pijet alkoolike. Adaptimi i këtyre sjelljeve sidomos gjate stinës së verës bën që jo pak herë të keni vështirësi në jashtëqitje apo edhe acarime deri ne gjakrrjedhje, simptoma këto të lidhura me prezencën të hemorroideve apo fisura anale.

Mungesa e dehidrimit dhe qëndrimi për një kohë të gjatë në sediljet e makinave shkakton shqetësime gastrointensinale. Në disa situata virozash gastrointestinale mund te shoqërohen me fillimin e inflamacionit te apendiksit raste këto te cilat duhet te ndiqen nga infeksionisti dhe mjeku kirurg. Mjekët kanë disa këshilla te vlefshme qe ju ndihmojnë për të lehtësuar simptomat apo edhe për te parandaluar këto patologjitë të zorrës së trashë.

“Të vazhdojnë të hidrohen mirë, të vazhdojnë të ruajnë dieta të ekuilibruara mirë”.

Jashtëqitja me gjakderdhje është një simptomë e cila nuk duhet neglizhuar në asnjë rast, por jo vetëm. Nëse keni simptoma qe zgjasin ne kohe drejtohuni menjëherë për konsulte te mjeku specialist.

Artikulli paraprakZBULOHET KUR DO TË PREZANTOHET IPHONE 14
Artikulli tjetërBOTËRORI I KATARIT, 5 NDESHJE ZGJOJNË INTERESIN E TIFOZËVE, MËSOHET NUMRI I BILETAVE TË SHITURA DERI MË TANI