Temperaturat disa gradë nën zero mbizotëruan pjesën më të madhe të vendit përgjatë së hënës, ndërsa e marta është parashikuar të jetë një prej ditëve më të ftohta të vitit, kur termometri pritet të zbresë 11 gradw nën zero!
Këtë të hënë rrugët kombëtare ishin të gjitha të hapura, por në disa akse kryesisht në verilindje dhe veri ka ngrica e prani akulli.
E tillë është situata në rrugën e Vermoshit, ku lëvizja bëhet vetëm me zinxhirë.
Sipas raportimeve të banorëve, temperaturat shënojnë – 8 gradë dhe që në mëngjes është nderprerë furnizimi me energji elektrike.
Ndërsa këto pamje vijnë nga qarku i Kukësit, ku sipas autoriteteve rrugët janë të kalueshme edhe pse në disa prej tyre ka shtresë dëbore.
Përmirësimi i kushteve meteorologjike në juglindje, riktheu lëvizjen e kamionëve të tonazhit të rëndë nga Kapshtica, ku ndërkohë vijon fluksi i emigrantëve që kthehen drejt vendeve të punës në Greqi.
Shtabet e emergjencave në të gjithë vendin thonë se kanë marrë masa për të mbajtur hapur të gjtha rrugët.
Stuhia e moti i keq ndërkohë kanë prekur edhe portet më të mëdha.
Tragetet e linjës Durrës –Bari janë nisur, por ato nga porti italian mbeten të bllokuara
Ndërsa në Vlorë është pezulluar lundrimi i peshkarexhave dhe anijeve të vogla!