Ada e Velipojës ka arritur që të gjejë fitoren e parë në kampionatin e Kategorisë së Dytë.

Velipojakët kanë arritur që të fitojnë 3-1 ndaj ekipit të Albetrolit në ndeshjen e luajtur në fushën sportive “Reshit Rusi”. Edhe pse miqtë kalojnë të parët në avantazh me anë të Sakos që në minutën e 10’, Ada arrin që të barazojë shumë shpejt rezultatin. Është Mustafaj i cili realizon një supergol vetëm një minut më pas. Pjesa e parë mbyllet në barazimin 1-1. Duhet të vijë minuta e 60’ kur Ishmaku për Adën shënon me kokë duke çuar në avantazhin 2-1. Velipojakët marrin një penallti në minutën e 79’ që kthehet në gol nga Mustafaj. Pas ndeshjes trajneri i Adës Ersi Çaku deklaroi se velipojakët do qëndrojnë në Kategorinë e Dytë pavarësisht vështirësive. Ndeshja e radhës do jetë një derbi shkodran mes Vllaznisë B dhe Adës ku për velipojakët pritet më shumë një takim miqësor me rivalitet vetëm brenda fushës së lojës. Ada pavarësisht se nuk e ka nisur shumë mirë kampionatin tashmë pas disa ndeshjeve skuadra ka nisur të konsolidohet duke qenë më kërkuese në çdo përballje që do të ketë.

Artikulli paraprakTIVAR, FESTA TRADICIONALE E GËSHTENJËS
Artikulli tjetërKONTROLLE NE LOKALET NATES ,11 TE ARRESTUAR PER DROGE E PROSTITUCION