Ada e Velipojës shpreson që me ndihmën e bashkisë Shkodër të zgjidh çështjen e 10 milion lekëve të vjetra që duhen për t’u regjistruar në Federatën Shqiptare të Futbollit.
Presidenti Alfred Pjetri ka rënë dakord që të paguhet me këste kjo shumë në FSHF që në total është 20 milion lekë të vjetra. Drejtori teknik Ilir Dibra shpreson tek ndihmesa financiare e bashkisë Shkodër. Ada zhvilloi një ndeshje miqësore duke fituar 3-1 përballë Vllaznisë B. Për Dibrën kjo ndeshje është si një parapërgatitje për ndeshjen e kampionatit që do jetë në transfertë ndaj Kastriotit. Ada ndodhet në një situatë të vështirë teksa ndodhet në vendin e parafundit dhe rrezikon rënien nga Kategoria e Parë ndaj kërkohet një mbështetje për këtë skuadër.