Skuadra e Adës së Velipojës ka arritur që të gjejë një sponsor i cili fillimisht ka paisur futbollistët me uniforma duke se ky ekip luante me uniformat e vjetra. Ky sponsorizim për Adën ka ardhur nga pronari i “Exalco” Fran Podja.

Presidenti i Adës Alfred Pjetri falenderoi për këtë ndihmesë.Pronari i “Exalco” Fran Podja që sponsorizoi uniformat për Adën thotë se bashkë me biznesmenë të tjerë do ndihmojnë sërish ekipin velipojak.Ada kohët e fundit ka vuajtur për gjetjen e sponsorëve dhe duket se rezultatet e mira në këtë sezon dhe ambiciet për të qenë larg ekipeve që rrezikojnë mbijetesën ka bërë që të ofrohen sponsorët të cilët patjetër që do ndikojnë në ecurinë e skuadrës velipojake në kampionat.

Artikulli paraprakGRIMA PRANON DËSHTIMIN PËR DISA LOJTARË TË MERKATOS
Artikulli tjetërDHUNA NDAJ GRAVE, NË ÇFARË SITUATE JEMI?