KREPI: JEMI NË KRIZË FINANCIARE POR NUK BIEM .Ekipi i Adës së Velipojës që luan në grupin A të kategorisë së parë akoma nuk e ka nisur fazën përgatitore për pjesën tjetër të sezonit futbollistik. Tashmë i lënë plotësisht pa mbështetje financiare, ekipi nuk e ka të sigurtë në qoftëse do të realizojë apo jo merkato.
Ada e Velipojës pritet të vazhdojë dhe pjesën e dytë të sezonit me shumë probleme financiare duke bërë që të rrezikojë seriozisht rënien nga kategoria e parë. Këtë vit, kjo skuadër nuk ka patur asnjë mbështetje ndaj dhe me interes priten zhvillimet gjatë muajit janar, në qoftëse në ekip do të financojë ndonjë biznesmen që të garantojë vazhdimësinë e kampionatit dhe realizimin e qëllimit kryesorë që është mbijetesa.
[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/KHUFQbWS54o” frameborder=”0″ allowfullscreen ]