Ada është ndalur në serinë e rezultateve pozitive. Në një ndeshje ku pritej fitorja velipojakët çuditërisht kanë humbur me rezultatin e pastër 0-3 përballë Kamzës. Miqtë kanë zhvilluar një lojë më të mirë dhe kanë arritur që ta administrojnë këtë sfidë. Pjesa e parë mbyllet në barazpshë 0-0. 45 minutat e dyta flasin për Kamzën e cila surprizon jo pak Adën me 3 gola të shënuar.

Fillimisht është Gjoni ai i cili zhbllokon rezultatin në minutën e 47’. Kur pritej një lloj reagimi i Adës është lojtari me ngjyrë i miqve Fonseka që realizon golin e dytë për Kamzën në minutën e 52’. Futbollistët e Adës praktikisht dorëzohen në fushën e lojës edhe pse në fakt duhej të ishte e kundërta. Kamza mbyll llogaritë në minutën e 64’ pas një penalltie të fituar që kthehet në gol nga Fonseka i cili shënon golin e tretë për skuadrën dhe të dytin personal në këtë sfidë. Trajneri i Adës Ilir Dibra shprehet i zhgënjyer për këtë humbje. Trajneri i Kamzës Ylber Zani u shpreh pas ndeshjes se skuadra e tij kishte ardhur në Shkodër për ta fituar sfidën ndaj Adës. Kjo humbje prish jo pak punë për Adën ndërsa ndihmon konsiderueshëm Kamzën e cila kapërcen Velipojakët me dy pikë më shumë në tabelën e renditjes.

Artikulli paraprakArrestohen në flagrancë tre persona për vepra të ndryshme penale
Artikulli tjetërVOLEJ MESHKUJ, VLLAZNIA E NIS ME HUMBJE PËRBALLË FARKËS