Ada e Velipojës nuk po gjen qetësi dhe vazhdon që të ketë ndryshime në përbërjen e saj.

Ditët e fundit është marrë një tjetër vendim tek klubi velipojak. Trajneri Ilir Dibra nuk do të ketë më këtë pozicion por do të kalojë në rolin e drejtorit teknik tek Ada. Ky vendim është marrë bashkë me presidentin e Adës Alfred Pjetri. Drejtimi i skuadrës për pak kohë deri sa të gjehet trajneri i ri do të bëhet nga futbollisti aktual i Adës, Ersi Çaku. Para pak ditësh u emërua si zëvendëstrajner tek velipojakët dhe tashmë pas kalimit të Dibrës si drejtor teknik do bëjë stërvitjet e skuadrës. Ndërsa Dibra ka marrë postin e drejtorit teknik emri që do ta zëvendësojë mund të jetë ai i një tjetër shkodrani. Burime pranë Adës bëjnë me dije se opsioni më i mundshëm është Kreshnik Krepi. Trajneri në fjalë sapo është larguar nga Besëlidhja pas mosmarrëveshjeve me presidentin Noka për ndërhyrjet e këtij të fundit në formacion dhe tashmë pritet që të emërohet tek Ada. Krepi e njeh mirë Adën dhe e ka drejtuar edhe dy herë të tjera ndaj mundet që ta provojë sërish. Tekniku shkodran ka treguar se di të menaxhojë situatat e vështira ndër ekipe të ndryshme dhe këtë gjë mund ta bëjë edhe tek Ada. Velipojakët ndodhen në një pozicion të vështirë duke qenë të parafundit në renditje ndaj rrezikojnë më shumë se kurrë për rënien nga Kategoria e Parë. Ardhja e disa lojtarëve në merkaton e janarit por edhe nëse arrihet marrëveshja, emërimi i Kreshnik krepit si trajner mundet që mund të rikthejë sërish shpresën tek kjo skuadër për të arritur mbijetesën edhe pse duket një mision i vështirë. Presidenti Pjetri ka nisur kontaktet me Krepin dhe në ditët në vijim pritet nëse do të emërohet apo jo.

Artikulli paraprakKATASTROFAT NATYRORE, DHE REDUKTIMI I RREZIKUT TË TYRE NË SHKODËR
Artikulli tjetërGJERMANI, RREGULLA TË REJA PËR AZILANTËT NDALOHET BASHKIMI FAMILJAR