Ada e Velipojës ka fituar 3-1 ndaj Burrelit duke mbajtur të ndezura shpresat për të kapur vendin e parafundit.

Pavarësisht kësaj fitoreje, edhe Mamurrasi që është i parafundit ka fituar ndaj Ilirisë duke mbajtur distancën e 3 pikëve me Adën. Pas ndeshjes zëvendëstrajneri i Adës Ersi Çaku kërkoi mbështetjen e bashkisë Shkodër në këtë situatë të vështirë që ndodhen. Trajneri i Burrelit Ridvan Kulli tha se skuadra e tij neglizhoi. Golat për Adën janë shënuar nga Vecaj që realizoi dy herë dhe një gol shënoi Puka ndërsa për miqtë golin e vetëm e shënoi Kordha. Ada në sfidën e radhës luan ndaj Besës ndërsa deri në fund janë edhe 4 ndeshje shprese për velipojakët.

Artikulli paraprakBASKET MESHKUJ, VLLAZNIA “PËRMBYS” TIRANËN, 71-66
Artikulli tjetërVLLAZNIA-FLAMURTARI, CUNGU: DUHET TA FITOJMË KËTË NDESHJE